Florent Hasani zgjidh hallet e Tiranës, Vllaznia harron të luajë futboll në sekondën e fundit (video)

“Klasikja” e futbollit shqiptar midis Vllaznisë dhe Tiranës në Kukës, e vlefshme për javën e tetë të Superiores ka folur për bardheblutë, të cilët iu falën Hasanit në sekondën e fundit të takimit.

Ishin bardheblutë ata që dominuan thuajse të gjithë pjesën e parë, duke tentuar disa herë portën, por Mehidri i mohoi golin nënkampionëve. Këta të fundit provuan dhe në pjesën e dytë, por ishte sërish gardiani i kuqebluve që e mbajti portën e paprekur.

Shkodranët provuan të gjenin disa herë golin me disa goditje nga distanca, por Abdullahu dhe shtylla i mohuan avantazhin skuadrës së Memellit. Gjithashtu kuqeblutë u detyruan të luanin për disa minuta me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Smajlit në minutën e 82’.

Në minutën e fundit ishte pikërisht Hasani, ai që lëvizi mjaft bukur në zonë dhe i dha fitoren bardhebluve dhe trajnerit Ahmataj në debutim. Kështu Vllaznia vazhdon të jetë në vendin e pestë të Superiores me 9 pikë, ndërsa Tirana ngjitet në vendin e dytë me 13 pikë.

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana