Florent Hasani largohet nga Shqipëria me trofe individual, sulmuesi fiton “Këpucën e Artë 2023”

“Këpuca e Artë 2023” për djem iu akordua sulmuesit të Tiranës, Florent Hasani, i cili e mbylli sezonin e kaluar në kuotën e 16 golave, duke siguruar kështu çmimin e golashënuesit me të mirë.

Për t’i dorëzuar trofeun sulmuesit nga Vushtrria në skenë u ftua një personazh i veçantë: ish-futbollisti i Kombëtares, Edvin Murati.

“Këpuca e Artë 2023”, Florent Hasani, i cili sezonin do e vijojë në Rumani te Rapidi i Bukureshtit, falënderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen, në veçanti klubin e Tiranës.

“Pëshëndetje të gjithëve. Kënaqësi që e mora këtë çmim si golashënuesi më i mirë i kampionatit, duke ndihmuar ekipin tim. Falënderoj klubin e Tiranës, futbollistët, stafin dhe tifozët bardheblu, pa të cilët nuk do të kisha mundur ta merrja këtë çmim.”

Related posts

Ardian Ismajli jashtë fushave për 1 muaj, Torino mendon ta zëvendësojë me një tjetër lojtar të Kombëtares (EMRI)

E nis që nga ndeshja ndaj Partizanit, Vora ankesë zyrtare Jarecit dhe FSHF-së për gjykimin (FOTO)

“Duan të mbajnë me zor Tiranën në Superiore”, presidenti i klubit rival shpërthen në studio: Nuk bëhet qameti, pse duhet të digjemi ne si ekip…