Në Turqi nuk merrte pagat, ish-lojtari i Tiranës transferohet te rivalët (FOTO)

Florent Hasani

Florent Hasani ka bërë lëvizjen e radhës në karrierën e tij, teksa i ka dhënë lamtumirën klubit të Boluspor, për t’u transferuar te një tjetër ekip i kategorisë se dytë turke, Amedspor.

Florent Hasani

Ish-sulmuesi i Tiranës, ka shkëlqyer në këtë sezon me fanellën e Boluspor, duke shënuar 14 gola e dhënë 4 asiste me këtë skuadër. Por problemet financiare në klubin e tij, ku lojtarët pak javë më parë protestuan duke mos luajtur një minutë në ndeshje pasi nuk kishin marrë rrogat, si dhe një ofertë nga një klub me shumë ambicie, e kanë shtyrë të merret këtë vendim.

“Po pres me padurim të luaj para tifozëve të Amedspor”, ishin fjalët e Hasanit, i cili pritet të zyrtarizohet sot në klubin e ri. Sipas mediave turke, transferimi i Hasanit ka kushtuar 1,2 milionë euro, pasi Amedspor ishte i gatshëm të bënte një sakrificë të tillë për të marrë një prej sulmuesve më të mirë në kampionat.

Aktualisht Amedspor kryeson renditjen në kategorinë e dytë turke dhe është kandidati kryesor për t’u ngjitur në Superligë në edicionin e ardhshëm.

Related posts

Akuza për pështyrje dhe ofendim, Dinamo mbron Dejvi Bregun (POSTIMI)

Vllaznia në pritje të gjobës nga FSHF, Edi Martini vendos “vijën e kuqe”: Sa të jetë ajo aty, s’flas!

“Do bojkotoj, kërko falje!”/ Edi Martini në luftë me Hygerta Sakon, largohet nga lidhja direkte (video)