Flet vëllai i Ilnisës/ Ja si e ka pritur familja e saj romancën me Meritonin

Vëllai i Ilnisa Agollit, Kevin Agolli, ka komentuar deklaratën e Meritonit, i cili tha se nëse Ilnisa do të largohej nga shtëpia e BBV, edhe ai do të shkonte pas saj.

“Prime më pëlqeu shumë sepse hodhi dritë mbi disa emocione pozitive. Ilnisa është shumë emocionale dhe Meritoni është katalizatori i emocioneve të saj. Këto ditë është mbytur prej pjesës që nuk ka qenë afër me Meritonin. Deklarata e tij ishte e bukur që preku shumë njerëz dhe tregoi ndjenjën e tyre sepse vazhdohet paragjykohet dhe thuhet se Ilnisa është më e përfshirë ndërkohë që duket Meritoni më i përfshirë. Ndjenja e tyre po rritet në mënyrë shumë organike”-tha vëllai i Ilnisës për “Live from Tirana” .

Ndërkaq, Ilnisa duket sikur është izoluar nga pjesa tjetër e banorëve, si e komenton Kevin Agolli këtë?

Në të tilla formate kur ke të gjithë shtëpinë kundra tregon rrezikun që shtëpia ndien karshi teje. Për pjesën e djeshme pasi i duhej të dilte nga shtëpia takoi vetëm Julin dhe Romeon. Pavarësisht disa përplasjeve me ta ajo ka thënë se i vlerëson. Ilnisa është treguar e sinqertë dhe pa kurrfarë hipokrizie sepse të gjithë atë aty po bëjnë çmos për ta nxjerrë përjashta. E ka të gjithë shtëpinë kundrra sepse aty brenda Ilnisa është faktor, është rrezik për ta aq më tepër kur amplifikohet me marrëdhënien romantike që ka me Meritonin.

Related posts

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)