Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Flamurtari vijon të ketë largime të shumta. Futbollisti i fundit i cili ka mbyllur bashkëpunimin me Trimror Selimin.

Pikërisht lojtari në fjalë ka bërë të ditur se ka shkëputur bashkëpunimin me ekipin vlonjat përmes një postimi në rrjetet e tij sociale.
24-vjeçari bën me dije se nuk do të jetë më pjesë e Flamurtarit në vigjilje të sezonit të ardhshëm. Futbollisti erdhi këtë sezon nga ekipi i Llapit me shumë bujë. Në edicionin që lam pas, Selimi regjistroi 18 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, e përkthyer me 3 gola.

POSTIMI I TRIMROR SELIMIT

“Me anë të këtij postimi, dua t’ju njoftoj se pas përfundimit të kontratës, më nuk do të jem pjesë e Flamurtari F.C- Vlorë. Falenderoj te gjithë stafin e klubit për bashkëpunim, duke filluar nga kryesia, trajnerët, bashkë lojtarët dhe tifozët!”, ka shkruar Selimi.

LOJTARËT QË PRITET TË QENDROJNË TE FLAMURTARI

lamurtari do të mbajë edhe Denis Pjeshkën. Kapiteni është përshtatur mjaft mirë në Vlorë, teksa prej shumë vitesh po kontribuon, madje duke i qëndruar stoik Flamurtarit edhe kur “preku fundin”. Shkodrani erdhi në verën e vitit 2019 dhe, pas një viti, në sezonin 2020-2021, luajti për Teutën e Durrësit. Për t’u rikthyer në verën e atij viti dhe për 4 vite i ka qëndruar besnik Flamurtarit. Vlonjatët duan të mbajnë edhe Idriz Bathën. Mesfushori 33-vjeçar, për herë të parë me Flamurtarin luajti në sezonin 2018-2019. Në Vlorë u rikthye në janarin e vitit 2024.

Nga portierët, kuqezinjtë janë të vendosur që të mbajnë Ariol Kaloshin. Prej tri vitesh, portieri nga Lushnja është në Vlorë, ndërsa erdhi në qytetin bregdetar në vitin 2022.

LEXO ME SHUME:Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Related posts

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit

Egnatia pa limite në merkato, firmos me kapitenin e Armenisë (FOTO)