Flamurtari pa frena në merkato, Emiljano Çela i rrëmben dy lojtarë Kastriotit

Flamurtari ka gati një tjetër goditje “big”. Vlonjatët “peshkojnë” sërish në Krujë. Skuadra e Emiljano Çelës pritet që të jetë një mini-Kastriot. Në fundjavë zyrtarizuan Silvio Zogajn, ndërsa së fundmi janë afër arritjes së akordit edhe me Edon Hasanin. Mesfushori është në listën e dëshirave të trajnerit të ri.

Kreu i pankinës ia ka prezantuar emrin e 31-vjeçarit presidentit dhe direkt ka marrë pëlqimin e tij. Shkodrani shikohet si një lojtar shumë i rëndësishëm dhe që do të bëjë punë, pasi eksperienca nuk i mungon. Mësohet se Edon Hasani pritet që të mbërrijë në Vlorë në ditët në vijim. Akordi është arritur parimisht, ndaj pritet vetëm që të firmosë.

Kujtojmë që vjen si lojtar i lirë, pasi tri ditë më parë shpalli “divorcin” me krutanët. Një tjetër lojtar pritet të mbërrijë në Vlorë nga Kastrioti. Bëhet fjalë për Bedri Grecën. Ky i fundit e njeh mjaft mirë ambientin në Vlorë, pasi ka luajtur në sezonin 2015-2016. Sinan Idrizi nuk ka ndërmend të kursehet as në këtë sezon. Presidenti i ka lënë dorë të lirë trajnerit të ri. Emiljano Çela mund të zgjedhë lojtarët që do, pa pyetur për financat.

Sinan Idrizi nuk ka ndërmend të kursehet as në këtë sezon. Presidenti i ka lënë dorë të lirë trajnerit të ri. Emiljano Çela mund të zgjedhë lojtarët që do, pa pyetur për financat.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)