“U provokuam nga lojtarët dhe Emiliano Çela”, tifozët e Flamurtarit me mesazh të qartë: Nëse nuk doni probleme mos na…

Flamurtari

Ngjarja e ndodhur në Vlorë, në stadiumin Flamurtari, në përfundim të ndeshjes ndaj Besës  e cila u fitua nga skuadra e Kavajës, që tashmë është vetëm 1 pikë larg vendit të dytë kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të sezonit të rregullt, pasi më vonë do të nisë playoff, ka bërë bujë mediatike.

Disa tifozë kanë lënë shkallët e stadiumit dhe kanë zbritur në fushë, kanë dashur të konfrontohen me lojtarët verdhezinj, por gjithashtu edhe me stafin teknik, mes tyre trajnerin Çela, që është goditur edhe nga një karrige.

Komisioni i Disiplinës, që ka në dorë edhe pamjet do të marrë një vendim së shpejti dhe nuk dihet ende se sa i rëndë do të jetë dënimi minimalja gjobë e rëndë klubit dhe sidomos përjashtim tifozerie por frika e një dënimi edhe më të ashpër qëndron, që do të kompromentonte sezonin.

Në lidhje me atë ngjarje, ka reaguar edhe tifozeria e organizuar e Flamurtarit, Flota Kuqezi, e cila pohon se është provokuar si nga futbollistët e Besës, ashtu edhe nga trajneri i tyre, që shpeshherë është kthyer nga tribuna kryesore duke bërë gjeste.

REAGIMI I TIFOZËVE TË FLAMURTARIT

Jemi të detyruar të dalim me këtë deklaratë dhe asgjë nuk do na bëjë të stepemi apo të rrimë duarkryq kundrejt gjithë gjërave që po fliten për tifozat vlonjatë.

1-Kemi qenë ne të dashur opinonistë të deshtuar kur Burreli fitoi në Vlorë dhe është duartrokitur nga tifozët Vlonjatë.

2- Kalojmë tek ndeshja e fituar po nga Besa në Vlorë për kupë 0-1 dhe po ashtu është duartrokitur.

3-Po ashtu marrim shkas dhe nga fitorja e Pogradecit dhe po ashtu tifozeria Vlonjate ka qenë e qetë dhe ka duartrokitur kundërshtarin.

Pse gjithë ky mllef??? Tifozët Vlonjatë nëse nuk provokohen gjatë gjithë ndeshjes nuk reagojnë.

Të gjitha ekipet kanë ardhur dhe kanë ikur si miq dhe situata ishte normale, deri në momentin kur lojtarët e Besës në fundjavë kanë provokuar gjithë lojën dhe në perfundim të ndeshjes.

Te dashur opinonistë, vëzhgoni dhe analizoni çdo situatë: pse erdhi ajo që ndodhi?

1- Arbitri Enea Jorgji i ka rënë bilbilit dhe i ka kërkuar ekipit të Beses të futet në dhomat e zhveshjes.

2- Lojtarët e Besës nuk e kanë degjuar dhe kanë shkuar në mesin e fushës për të festuar në mënyrë provokuese ndaj gjithë atyre që ishin në stadiumin ‘Flamurtari’.

3 – Në momentin e festimit lojtarët e Besës Dorant Ahmetaj, Jurgen Mehidri, Andri Stafa janë kthyer nga tifozeria vlonjate duke kryer gjeste të pahijshme. Portieri Ahmetaj nuk e ka ndalur atë provokim si gjatë lojës, ashtu edhe në përfundim, sikurse dhe Jurgen Goxha në disa momente. Të gjithë e dimë pse tifozeria vlonjate u indinjua nga ajo sjellje e lojtarëve të Besës.

Gjithashtu, trajneri Çela, një ish-futbollist dhe ish-trajner i Flamurtarit, gjatë gjithë kohës i është drejtuar tribunës me ofendime nga më të ndryshmet dhe ka qenë gjithë kohës provokuesi numër 1 i sherrit.

Ndaj, analizoni me kujdes çdo situatë nga erdhi, pse erdhi dhe pse ndodhi.

Nëse nuk doni probleme mos provokoni te Flamurtari, në të kundert merrni parasysh pasojat.

LEXO ME SHUME:Keqardhje që nuk do të festoj Superioren, Agostinelli me shumë pengje për shkarkimin: Nuk dua të bëj polemika me Idrizin, por…

Related posts

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

Partizani, dy lojtarë në garë me kohën për sfidën ndaj Bylisit (EMRAT)

Ndodh me klubin e Superiores, lojtarët nuk dalin në stërvitje, priten pezullime

1 comment

Chermen Valiev konsiderohet si “tradhëtar” dhe keqtrajtohet gjatë... 10/04/2025 - 13:26
[…] LEXO ME SHUME:U provokuam nga lojtarët dhe Emiliano Çela, tifozët e Flamurtarit me mesazh të qartë: Nëse nuk… […]

Comments are closed

Add Comment