Flamurtari bën goditje në merkato, afron ish-golashënuesin e Kategorisë së Parë

Anthony Beji është futbollisti më i ri i Flamurtarit. Lajmin e bën të ditur vetë klubi vlonjat me një postim në rrjete sociale ku njofton arritjen e marrëveshjes me sulmuesin e Bylisit.

“Amos Beji Anthony eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club. Lojtari pritet te bashkohet me ekipin ne ditet ne vijim. Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C”, shkruan klubi në rrjete sociale.

Flamurtari ishte në kërkim të një sulmuesi krahu dhe emri i parë ishte ai i ‘djalit të shtëpisë’, Ardit Hoxhaj. Por, ky i fundit shtangu kuqezinjtë duke u transferuar te rivalët direkt për titull, Elbasanin, së bashku me Bruno Telushin, edhe ky në një situatë të njëjtë.

Beji shihet si një përforcim mjaft cilësor për trajnerin Emiliano Çela që do të ketë nën urdhërat e tij në sulmues polivalent, të shpejtë dhe të afirmuar si në Superiore edhe në Kategorinë e Parë.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe