Flamuri me “yllin komunist” që bëri bujë në rrjet/ Reagon Rama duke sulmuar Berishën: Sekretarin e PPSH e ka PD-ja në…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pasi rrjeti u mbush me flamurin me “yllin komunist” që u shfaq një natë më parë në festivalin “Sunny Hill”.

Rama u është përgjigjur kritikave në lidhje me këtë simbol që doli në skenë në momentin që u luajt kënga “Asgjë sikur dielli”. Rama sulmon Sali Berishën teksa shkruan me ironi se ata që po e kritikojnë këtë flamur duhet të luftojnë edhe “Sekretarin e PPSH i cili është në krye të PD-së”. 

“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kenga eshte nje satire ndaj regjimit! Alban Nimani – dhender ne Tirane ne nje nga familjet me te perndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj te luftoni me te njejtin zell sekretarin e PPSH ne krye te PD dhe sigurimsin aleat!”, shkruan Rama.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…