Fizikisht në ndeshjen me Kukësin, por mendërisht te Tirana, katër lojtarë të Partizanit rrezikojnë derbin (EMRAT)

Fizikisht në ndeshjen me Kukësin por mendërisht lojtarët e Partizanit mund të jenë te derbi i Tiranës. Ndeshja e fundjavës së ardhshme kundër verilindorëve mund të rezultojë vendimtare për të kuqtë, jo vetëm për pikët por edhe për rrezikun që u kanoset 4 titullarëve të skuadrës së Giovani Colalla-s, të cilët mund të humbasin sfidën me bardheblutë nëse ndëshkohen me të verdhë.

Tedi Cara, David Atanaskoski, Arinaldo Rrapaj dhe Valentino Murataj j kanë në llogari nga 3 të verdhë dhe një tjetër në përbaljen me skuadrën e Hallacit do ti linte jashtë sfidës së 17 majit që mund të jetë në letër edhe finalja e sezonit për çështjen e titullit kampion. Ky është edhe shqetësimi më i madh në kampin e demave të cilët besojnë ende se mund ta rikuperojnë dieferencën prej 5 pikësh që kanë me Tiranën.

Skuadra është stërvitur rregullisht ndërsa deri në fund të sezonit i mbeten edhe 5 ndeshje. Pas Kukësit në shtëpi dhe ndeshjes derbi, Partizani sfidon edhe Vllazninë në kryeqytet, Kastriotin në Elbasan dhe Teutën po në shtëpinë e kuqe.

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)