“Fitorja ndaj Shakhtarit na bëri mirë”, trajneri i BATE-s mesazh Partizanit: Na është dashur që të…

Partizani sfidon BATE-n me faktorin e përgatitjes atletike… kundër. Në Bjellorusi ditën e djeshme u zhvillua java e 15-të ku formacioni rival i kampionëve të Shqipërisë fitoi ndeshjen përballë Shakhtar-it me shifrat 2-0. Pas këtij takimi trajneri i BATE Borisov është shprehur i kënaqur dhe mjaft optimist për të ardhmen e afërt.

“Fakti që na është dashur që të përgatitemi për një rival si Shakhtar më bën të ndihem mirë. Pas kësaj fitoreje ndihem edhe më mirë pasi na është dashur që të përgatitemi për një ndeshje me intensitet të lartë. Këtë e themi pasi e njëjta sipërmarrje do të na duhet edhe në ndeshjet e vlefshme për Champions League. Mendoj se ndryshe nga takimi që sapo kemi përfunduar dueli me Partizanin do të jetë edhe më i vështirë pasi kemi shumë presion”, tha Kirill Alshevsky.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)