“Fitorja ishte për vajzën e Gurishtës”, Thomas Brdaric i kënaqet suksesit dhe lojës me Tiranën, ka ankesa për fushën

Tirana dhe Vllaznia kanë prodhuar spektakël në fushën e blertë, ndërsa ishin shkodranët që fituan 3 me 4. Sfida e javës së 11-të në Superiore i dha kuqebluve tre pikë. Pas ndeshje foli trajneri i Vllaznisë, Brdariç, që nuk mund të anashkalonte ndërprerjen e ndeshjes për shkak të dëmtimit të lojtarëve nga tifozët.

“Duhet të shohim më vonë çfarë ndodhi, nuk duket mirë, po vuajmë prej saj. Çfarë ndodhi ishte hera e parë për mua në histori. Më vjen keq për çfarë ka ndodhur. Çdo gjë shkoi mirë, dikush donte të shkatërronte ritmin tonë, arritën ta bëjnë por jo komplet. Fituam sot, fillimisht dua të them se Gurishta është shtuar me vajzë dhe kjo fitore është për të dhe familjen e tij.

Çdo gjë ka një arsye, për ne e qartë që duhet të punojmë. Nëse do të rrish në majë, duhet balancë më e mirë. Nuk mund të gjykoj sot një ndeshje normale, po fitonim 4 me 1 dhe duhet të zëvendësonim dy lojtarë dhe futëm lojtarë të rinj. Akoma jam i lumtur për ekipin, që morëm 3 pikë. Po punojmë në dy-tre drejtime, si në mbrojtje dhe sulm. Kemi cilësi. Nuk mund të premtoj por mund t’ju tregoj se po punojmë sidomos në mbrojtje për të mos pësuar kështu golash sidomos në ndeshje të vështira. Qëllimi të marrim tre pikë dhe të vazhdojmë përpara.

Katër ndeshjet e fundit kemi vuajtur, por nuk kemi justifikime. Nuk kemi as shumë kohë, ndeshja me Skënderbeun është të dielën. Nuk kemi kohë të festojmë. Po reflektojmë shumë sot, në formacion do kemi më të mirët dhe me kushte më të mira sepse kjo fushë nuk ishte sot. Nuk jemi ankuar, duhet të fikim çdo gjë, të përqëndrohem”, u shpreh Brdariç për RTSH.

Related posts

“Po vi i dëmtuar të luaj me Shqipërinë, meritoj të jem titullar”, Uzuni shfryn me humbjen dhe Sylvinhon: Te Granada i gjuaj unë penalltitë, këtu nuk e di…

DËSHTIM! Nga ëndrra për elitën përfundojmë në Ligën C; Ukraina na “gjunjëzon” në Tiranë (video)

Shqipëri-Ukrainë do të nisë me 1 minutë heshtje për Martin Canin