Fiton penallti dhe e shënon vetë, Rey Manaj pothuajse i heq titullin kampion Fenerbahces (video)

Rey Manaj

Rey Manaj vazhdon të shënojë në kampionatin turk të futbollit dhe sot ka regjistruar golin e tij të 17 në këtë edicion në Superligë, duke u konfirmuar si një nga bomberat më të mirë të kampionatit., Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka lënë shenjën e tij në ndeshjen që Sivasspor barazoi në shtëpi me shifrat 2-2 ndaj Fenerbahçes, me Manajn i cili ishte ai që vulosi rezultatin përfundimtar në minutat shtesë të takimit.

Fenerbahce po fitonte me rezultatin 2-1 në transfertë, por në minutën e 91-të, ishte pikërisht Manaj ai i cili fitoi penallti pasi pësoi faull në zonë. Gjyqtari shikoi pamjet me VAR dhe bëri shenjë nga pika e bardhë, duke dekretuar gjuajtjen të cilën e mori përsipër vetë sulmuesi shqiptar.

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)