Firma duket çështje orësh, ish-menaxheri i sjell Tiranës mbrojtësin që kërkonte prej kohësh (FOTO)

Erhun Obanor ka mbërritur në Shqipëri. Qendërmbrojtësi i njohur është shfaqur në krah të Arbi Laçit që me sa duket i ka sjellë dhuratën e radhës klubit të Tiranës. Laçi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet me shtatlartin e fazës difensive. 27-vjeçari ka qenë dëshirë e trajnerit Orges Shehi dhe sot pritet të firmosë kontratën me 27 herë kampionët e vendit.

Tirana ka nisur nga puna për t’u përgatitur për Kupat e Europës dhe tashmë ka nisur të plotësojë organikën. Problemet në mbrojtje kanë bërë që të drejtuesit të vihen menjëherë në lëvizje duke e plotësuar me elementë cilësorë.

Obanor e njeh mirë kampionatin shqiptar teksa është aktivizuar më parë me Kukësin edhe Laçin. Pikërisht te verilindorët është drejtuar nga Orges Shehi që tashmë do të ketë mundësinë ta trajnojë edhe te kryeqytetasit. Pas Selmanit dhe Kainës, Obanor pritet të jetë përforcimi i tretë për skuadrën e Tiranës.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)