Finlanda anëtarësohet të martën në NATO

NATO Secretary General Jens Stoltenberg (R) and Finland Ministers for Foreign Affairs Pekka Haavisto (L) bump fists after holding a joint press conference after their meeting at the Nato headquarters in Brussels on January 24, 2022. (Photo by JOHN THYS / AFP) (Photo by JOHN THYS/AFP via Getty Images)

Finlanda do të bëhet të martën anëtarja e 31-të e NATO-s, ka bërë të ditur aleanca veri-atlantike.Aplikimi për anëtarësim është nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur më 24 shkurt 2022.

Finlanda ndan një kufi të gjatë, mbi 1.000 kilometra, me Rusinë. Turqia e pati vonuar ratifikimin e kërkesës së Finlandës për anëtarësim, duke thënë se ky shtet është duke mbështetur “terroristët”.

Suedia, po ashtu, ka aplikuar për anëtarësim në NATO, në të njëjtën kohë me Finlandën, mirëpo edhe atë shtet Turqia është duke e bllokuar për arsye të njëjta. Çdo zgjerim i vendeve të NATO-s duhet të bëhet me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare.

“Ne, në selinë e NATO-s, do ta ngremë lart flamurin finlandez për të herë të parë. Do të jetë ditë e mirë për sigurinë e Finlandës, për sigurinë nordike, dhe për NATO-n si tërësi”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga Brukseli. “Si rezultat, edhe Suedia do të jetë më e sigurt”, ka thënë ai.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024