Film me banorët e Big Brother VIP, Elvis Pupa zbulon detaje nga projekti i tij

Elvis Pupa ishte i eliminuari i spektaklit të së martës dhe i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulën ai ka zbuluar projektet e reja. Visi foli për eksperiencën brenda shtëpisë dhe për planet e tij të ardhshme, ku përveç projekteve muzikore, Visi ka folur edhe për një film ku do të marrin pjesë disa nga banorët e “BBV2”.

“Kam qejf të bëj një film, mund të ketë disa pjesë të shkurtra humoristike…po dhe këtë filmin e kam qejf, dua të rikthejë filmin e fundit që kam regjistruar në Amerikë në 2011, dua të bëj dyshin, po dua të bëhet këtu, dua një produksion të madh, shumë veta nga shtëpia e ‘BBV2’ kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e këtij produksioni”.

Kujtojmë se mbrëmjen e të martës, Visi u shpreh se ishte i lumtur që kishte lënë lojën.

“Nëse nuk do të kisha dal sonte, ju e dini do ta lija lojën u shpreh aktori i humorit. Ndihem mirë që kam dalë, pasi nuk do vazhdoja dot më shumë. Për sa i përket banorëve, kam parë njerëz që kanë shansin e jetës të tregojnë kush janë dhe në këtë formë e kam menduar ta tregojnë, e nuk jam mërzitur më askënd. Mendoj që është loja që të nxjerrë anët më të këqija, nuk i vë faj askujt. Nuk jam pozicionuar me asnjë, jam afruar aty ku ndihesha mirë. Në fillim jam shokuar, sepse vuanin për asgjë, aktronin. Ofendoheshin me njeri-tjetrin e më pa silleshin sikur nuk kishte ndodhur asgjë”, u shpreh aktori në studio, pasi la shtëpinë e “Big Brother”.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)