Fillon numërimi mbrapsht për Rrumbullakun/ Çfarë ka ndodhur me fatin e Ervis Martinajt?

“Zoti drejtor, unë besoj që brenda 100 ditëve policia duhet të dalë nga udhëkryqi që ndodhet dhe sikur e ka pasur paraardhësi juaj, të plotë dhe pa kushte,” ishin fjalët e Ramës, kur kryepolici, Muhamet Rrumbullaku mori postin e sapo lënë bosh nga Gledis Nano.

Tashmë kanë kaluar 65 ditë, nga afati i Edi Ramës, por ende asnjë e re dhe asnjë gjurmë nga zhdukja e “mbretit” të basteve Ervis Martinaj. Në 30 ditët e para të postit, Rrumbullaku ka ndarë disa detaje nga zhdukja e Martinaj ku është shprehur se e dinte fatin e tij, por po priste grumbullimin e provave.

Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga deklarata e fundit e mbledhjes së provave, ende policia heziton të flasë për fatin e Martinajt, ku duket se s’kanë mbledhur prova mjaftueshëm.

Por kanë mbetur vetëm 35 ditë për Muhamet Rrumbullakun dhe duket sikur do të jenë dhe ditët vendimtare për të vendosur dhe pikat mbi “i” për jetën e Martinajt.

Gjallë apo vdekur, këtë do e thonë provat e policisë.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika