Fifi e thotë publikisht! Ja cili është personazhi që përkrah në “BBV 3”

“Big Brother Vip 3” ka hapur dyert e shtëpisë më të famshme në Shqipëri për personazhet e njohur publik, që deri tani janë në total 24 persona. Pavarësisht se ka pak ditë që ka filluar, zhurma e tij ka pushtuar menjëherë kryeartikujt e mediave rozë por jo vetëm.

Ndërkohë që jemi në ditën katërt të këtij edicioni, mesa duket publiku ka krijuar menjëherë pëlqimet e para dhe një ndër to është këngëtarja e njohur, Fifi.

Ditën e sotme, artistja ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku sigurisht nuk i kanë munguar edhe pyetjet në lidhje me personazhin e saj të preferuar në BBV3.

Përmes një postimi të bërë në Instastory, këngëtarja e shumë hiteve muzikore ka treguar se në këtë edicion përkrah Romeon.

“Çfarë mendon për Romeon”, ka qenë pyetja që i është drejtuar artistes në Instagram.

“Që është banori im i preferuar momentalisht”, përgjigjet Fifi, teksa ka publikuar gjithashtu edhe mënyrat se si mund ta votojnë Romeon.

Kujtojmë që Fifi ka qenë një ish-konkurrente e Big Brother Vip 1, e cila e ndërpreu garën e saj për shkak të një gjendjeje të rënduar psikologjike.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!