Mos shlyerja e detyrimeve financiare ndaj lojtarëve, FIFA u bllokon merkaton klubit të Superiores

FIFA

Problemet me pagesat janë bërë një shqetësim i vazhdueshëm në kampionatin shqiptar. Shlyerja e detyrimeve jo në kohë, sjell edhe penalizime për skuadra të ndryshme, të cilat janë subjekt i FIFA-s. Rasti më i fundit është i Dinamos. Klubit dinamovit i është bllokuar merkatoja. Sistemi i FIFA-s ka bllokuar ekipin blu që të mos regjistrojë lojtarë për periudhën në vazhdim, pasi kanë detyrime të mbetura, edhe pse ende nuk është zbuluar se ndaj cilit janë. Përveç Dinamos që i është bllokuar merkatoja, më herët janë edhe dy klube të Superiores, që nuk mund të regjistrojnë lojtarë të rinj, pasi edhe ato kanë detyrime të pashlyera.

Bëhet fjalë për Laçin dhe Tiranën, edhe këto për mospagim lojtarësh. Kurbinasit prej dy vitesh nuk kualifikohen në Kupat e Europës dhe kjo ka rezultuar të jetë një goditje e rëndë financiare, pasi kjo është reflektuar edhe në cilësinë e ekipit, që ka qenë vazhdimisht në rënie dhe tashmë po diskuton mbijetesën.

Problemet financiare të lindura, për shkak të ndërprerjes së këtij burimi kanë shkaktuar edhe vonesa me pagesat e lojtarëve dhe hapjet e çështjeve të tilla. Përveç problemit të mbijetesës, kurbinasit duhet të zgjidhin edhe këtë telash, pasi vera po afron dhe merkatoja duhet hapur me patjetër. Ndërkohë edhe për Tiranën janë disa çështje në gjykim, si ajo e Filip Najdovskit dhe Liridon Latifit, të cilët ishin pjesë e Tiranës në sezonin e kaluar.

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)