Festë me “shqiponjë” dhe dygolëshi i parë në La Liga, Myrto Uzuni shkëlqen me Granadën (video)

Myrto Uzuni ishte protagonist në ndeshjen e Granadës ndaj Real Sociedad, teksa i dha avantazhin 1-0 skuadrës së tij në një sfidë shumë delikate, duke pasur parasysh pozicionin që ajo mban në renditje, në zonën e ftohtë të klasifikimit.

Sulmuesi shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 21-të të sfidës, duke u treguar i pagabueshëm, teksa duket se ka lënë pas periudhën e vështirë kur nuk po arrinte të gjente golin. Një gol të cilin ai e ka festuar menjëherë me “shqiponjë”, ashtu siç shpreson të bëjë edhe enë miqësoret e marsit me fanellën kuqezi.

Sociedad barazoi shifrat, por Uzuni u tregua përsëri vendimtar para portës në minutën e tretë shtesë së pjesës së parë, teksa dërgoi topin në rrjetë për të kthyer në avantazh ekipin e tij. Ky ishte dygolëshi i tij i parë në një ndeshje të La Liga dhe shkon në kuotën e 9 golave në kampionat.

Related posts

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore

✉️Detajet për raundin e parë të Europës, shuma që do të përfitojnë 4 klubet e Superiores 💵

U përfol për një kalim te Venezia, Elbasani bën goditjen e madhe me futbollistin çek (EMRI)