Festa e zbulimit të gjinisë kthehet në TRAGJEDI/ Avioni përplaset mes të ftuarve, humb jetën piloti 32-vjeçar (VIDEO)

Një festë për zbulimin e gjinisë ka përfunduar tragjikisht, teksa një aeroplan i vogël është rrëzuar duke i marrë jetën pilotit që po e drejtonte.

Ngjarja ka ndodhur në Meksikë, ku një çift kishte zgjedhur ta zbulonte gjininë e fëmijës që prisnin me një aeroplan që do të fluturonte mbi ta dhe do të lëshonte pluhur me ngjyrën blu ose rozë. Ndërsa avioni iu afrua nënës dhe babit të ardhshëm, lëshoi tym rozë nga trupi i tij – duke treguar se ata do të kishin një vajzë.

Thirrjet dhe brohoritjet e gëzimit shpërthyen teksa çifti i dashur u puth nën mbetjet rozë, por në të njëjtin moment, avioni “Piper PA-25-235 Pawnee” papritmas humbi kontrollin, duke u rrotulluar ndërsa njëri nga krahët e tij u rrëzua në tokë. Avioni vazhdoi të dilte jashtë kontrollit, deri sa u rrëzua në tokë dhe u shkatërrua.

Para se të kuptonin tragjedinë që kishte ndodhur, çifti vazhdoi të përqafohej ndërsa familjarët i uronin.

Luis Angel N., 32 vjeç, ishte piloti dhe personi i vetëm në aeroplanin e vogël, raportojnë mediat lokale. Ai u dërgua me urgjencë në spital ku fatkeqësisht vdiq, sipas Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit.

Videot nga momenti tragjik janë bërë virale në mediat sociale – dhe një imazh i asaj që besohet të jetë avioni i prishur tregoi shkallën e dëmtimit.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!