“FERRI” që jetoi 25-vjeçarja në Sarandë/ Zbardhen detajet tronditëse, babai e përdhunonte, e ëma e helmoi kur ishte e vogël

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në fshatin Dërmish të Finiqit.

57-vjeçari Ramadan Rroko u arrestua pasi vajza e tij 25-vjeçare tregoi se ai abuzonte seksualisht me të.

Vajza kishte një muaj që ishte rikthyer të jetonte me babain pasi ishte rritur në jetimore që kur prindërit u divorcuan.

Por para se të ndodhte kjo, 20 vite më parë, gruaja e Rrokos duke qenë me probleme të shëndetit mendor kishte helmuar fëmijët e saj.

Dy prej fëmijëve ndërruan jetë, ndërsa vajza 25-vjeçare tanimë dhe vëllai i saj mbijetuan. Ajo u dërgua në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës, ndërkohë që nuk dihet asgjë për fatin e vëllait të saj.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, Rroko u largua nga Lushnja dhe u zhvendos në fshatin Dërmish të Finiqit, ku jetonte i vetëm deri një muaj më parë.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024