Fero vijon të jetë qendra të vëmendjes pavarësisht se tashmë mund të themi lirshëm që nuk është një VIP, pasi ai ka hequr dorë nga muzika, nga ajo që e bëri të famshëm, për t’ju dedikuar fesë islame.
Së fundmi Fero ka bërë një kërcënim të hapur ndaj gazetarëve dhe kjo për shkak se mesa duket gazetarët po merren me familjen e tij.
Mbrëmjen e kaluar, Khattab (emri i ri i Feros), ka publikuar një video në rrjetet sociale teksa ka dhënë një deklaratë, se nëse gazetarët do komentonin familjen e tij, ai kishte shumë material dhe do prekte familjen e tyre.
“Ju përshëndes të gjithëve. U bë disa muaj që unë nuk merrem me asnjë aktivitet tjetër por vetëm me praktikimin e fesë. Unë po shoh që shumica e gazetarëve dhe mediave, merren me jetën time private. Dua t’ju them që për secilin prej gazetarëve dhe gazetareve kam material dhe dëshmi, edhe nëse nuk kam do mund të gjej, ju e dini. Ajo që dua të them është që nëse ju merreni me problemet e mia familjare, do merrem edhe unë me problemet tuaja familjare. Ju uroj vetëm sukses dhe të gjitha të mirat në jetë. Nuk dua të shoh keq asnjërin prej jush, dua t’ju shoh vetëm mirë. Ishallah Allahu ju udhëzon të gjithëve dhe nuk bëni kështu gabimesh fatale nëpër internet”, dëgjohet të thote Fero në videon e publikuar në Instastory.
Në fakt nuk është ende e qartë se për cilën jetë private e ka fjalën Fero, por deri tani gazetarët kanë komentuar dhe shkruar ato që vet janë bërë publike nga ai.
Para se t’i futej praktikimit të fesë islame, Fero pushtoi titujt e gazetave rozë për dhunën e ushtruar ndaj bashkëshortes së tij Arbenitës, veprim për të cilin u arrestua. Pas bujës së madhe, Fero deklaroi se tani e do bashkëshorten e tij 200 herë më shumë sesa më parë.