Fenomeni i pazakontë dhe shqetësues/ Formohen 16 gropa gjigante, ja çfarë deklarojnë ekspertët (FOTO)

Gjashtëmbëdhjetë gropa gjigante janë hapur në një rajon turk brenda disa muajsh pasi thatësira shkaktoi shembje të gurit gëlqeror.

Sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë vrimat e mëdha në një fushë në Luginën e Konyas, të cilat u formuan në nëntë muajt e parë të këtij viti.

Sipas ekspertëve, krateret më së shpeshti ndodhin në ‘terren karstik’ ku shkëmbi nën sipërfaqen e tokës tretet natyrshëm nga ujërat nëntokësorë që qarkullojnë nëpër të.

Eksperti Fetullah Ark nga Universiteti Teknik i Konias (KTUN), ka thënë se tani ka më shumë se 2600 gropa në Rrafshin e Konyas.

Numri i gropave po rritet çdo ditë në rrethet Cihanbeyli, Yunak, Kulu, Sarayönü dhe Kadnhan, sipas tij. Këto janë ekzaminuar nga ekspertë të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe KTUN.

Sipas studimeve, gropat tani po formohen në zonat bujqësore, zonat e banuara dhe zonat ku është investuar në energji.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!