Pas zarfit të zi, i cili dënoi Armaldo Kllogjerin, Krist Aliajn dhe Luiz Ejllin, duke i dërguar ata në nominim, këngëtari u shpreh se ai e kishte planifikuar një gjë të tillë.
Ai u shpreh se duke qenë se Kutia e Pandorës i shkoi dëm, mendoi të shkelte rregullat duke përfshirë Armaldon dhe Kristin.
Disa prej banorëve nuk e besuan se Luizi e ka planifikuar këtë, por mbrëmë pas spektaklit këngëtari zbuloi nga e kishte marrë këtë ide. Ai i bëri thirrje publikut që të hapnin “Big Brother”-in kanadez dhe aty do e gjenin këtë plan.
Dhe e gjeni dot se kush ka reaguar në lidhje me këtë strategji të Luizit? Pikërisht personi që Ejlli i ka ‘vjedhur’ idenë.
Kevin Jacobs, ish-fituesi i Big Brother Vip Canada ka reaguar një ditë pasi Luizi zbuloi se kishte ndjekur strategjinë e tij për të çuar në televotim tre banorë.
Ai ka postuar në rrjetin e tij social foton e këngëtarit të njohur Luiz Ejlli duke vlerësuar strategjinë e tij.
Gjithashtu ai ka postuar në story dy video ku përshëndet fansat e Luizit dhe thotë se fituesi i Big Brother VIP është LUANI LUIZI!