Fazë përgatitore në Itali/ Dinamo programon miqësore luksi, dy skuadra luajnë në Serie A

Dinamo ka nisur prej disa ditësh përgatitjet e skuadrës për sezonin e ri. Fillimisht kryeqytetasit janë zhvendosur në Pogradec. Fillimisht sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se “Blutë” pritet të zhvillojnë në mesjavë një miqësore me Kukësin.

Menjëherë pas sfidën me verilindorët skuadra do të udhëtojë në Itali aty ku do të vazhdojë edhe minifazën përgatitore për sezonin e ri. Në itali janë vendosur të zhvillohen dy ndeshje miqësore ndaj Veronës dhe Modenës, teksa drejtuesit po mendojnë edhe për një tjetër skuadër për të zhvilluar një  miqësore luksi.

Gjithçka do të diskutohet mes Sassuolos dhe Cagliarit, dy skuadrat e Serie A, sfida këto që do t’i japin mundësi Dritan Mehmetit të shikojë me imtësi gjendjen e “djemve” të tij. Kujtojmë se te Sassuolo luan mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.

Related posts

Partizani pa trajner, klubi e gjen zgjidhjen brenda familjes (EMRI)

Kategoria e Parë, përzgjidhet formacioni dhe trajneri i javës (FOTO)

Gaz Demi në hall, shkarkimi i Milinkovic i kushton shtrenjtë financave të Partizanit