Kukësi rrotacion në sfidën ndaj Burrelit, kursen titullarët për ndeshjen e Play-Offit

Fatjon Tafaj

Fatjon Tafaj, trajneri i Kukësit po u jep dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e fundit me Burrelin. Kjo përballje shtëpie nuk ndryshon asgjë te verilindorët sa i përket klasifikimit, ndaj rezultati kalon në plan të dytë.

Trajneri Fatjon Tafaj, ashtu si ka bërë edhe në ndeshjet e kaluara, i sheh këto përballje si përgatitore në kuadër të finales së mbijetesës që do të kenë pas disa ditësh, me njërën mes Orikut dhe Tomorit. Pritet që blutë të bëjnë një minirrotacion për të mbajtur futbollistët të freskët për finalen. Kukësi nuk e ka luksin që të bëjë shumë lëvizje, sepse edhe kontingjenti është i cunguar.

Ajo që dihet është se verilindorët nuk do të kenë në këtë ndeshje kapitenin Redon Dragoshi dhe mesfushorin Okseold Sefa, që janë të pezulluar nga numri i kartonëve të verdhë. Megjithatë, një rezultat pozitiv do të shërbente shumë për anën morale, ndaj edhe kuksianët do ta kenë një motiv për të bërë më të mirën e mundshme në këtë ndeshje. Kukësi vjen pas katër humbjesh radhazi, ndaj do të kërkohet që t’i jepet fund edhe kësaj ecurie.

LEXO ME SHUME:Pesë humbje radhazi peshojnë shumë te Kukësi, llogaritë e mbijetesës tani bëhen në zonën “Play-Out”

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)