Nuk është Arbër Abilaliaj, Partizani e gjen trajnerin brenda shtëpisë (FOTO)

Skuadra e Partizanit ka mbetur sot pa trajner, pas dorëheqjes së Skënder Gegës nga drejtimi i “demave”. Tekniku ka ndërprerë bashkëpunimin me drejtuesit e klubit, dukë lënë skuadrën pas përfundimit të aventurës në Europë të kryeqytetasve për këtë sezon.

Ndërsa klubi po shqyrton alternativat për trajnerin e ri, duket se ka gjetur emrin që do të drejtojë provizorisht të kuqtë në ditët e para të përgatitjeve për kampionatin që fillon në mbyllje të gushtit. Mësohet se emri i cili do të drejtojë stërvitjet e Partizanit është Fation Muhameti.

Trajneri i cili në të kaluarën ka drejtuar ekipet e moshave të Partizanit e Tiranës, pritet të drejtojë në ditët e para stërvitjen e të kuqve, derisa në klub të vendoset përfundimisht për trajnerin që do të marrë vendin e lënë bosh nga Gega. Fation Muhameti ka drejtuar ekipet U17 dhe U19 të Partizanit, ndërsa ka qene dhe pjesë e stafeve të përfaqësueseve të moshave në FSHF.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)