Faqja e Big Brother Vip publikon një shkronjë nga emri i banorit të parë/ Zbulohet komplet personazhi

Teksa sezoni i ri televiziv ka nisur që me ditët e para të shtatorit, tani duket se po plotësohet edhe pazëlli për shumë programe e spektakle që priten me padurim nga publiku. Një prej tyre është “Big Brother Vip” si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, ndërsa ky i fundit pritet të fillojë shumë shpejt.

Faqja zyrtare e “Big Brother Vip Kosova” ka ndarë detajet e para se si duket shtëpia e famshme dhe po ashtu ka ngacmuar përdoruesit e rrjeteve sociale duke publikuar vetëm një shkronjë nga emri i një prej personazheve pjesmarrëse.

Në postim kanë komentuar pafund njerëz, duke shkruar se mund të jetë Tayna ose Sabri Fejzullahu dhe sipas të gjitha gjasave është ky i dyti.

Por pse mund të jetë Sabri Fejzullahu? Sepse menjëherë pas postimit për të gjetur emrin e pjesmarrësit, faqja në fjalë ka postuar një fakt në Story rreth pjesmarrësit më të vjetër në historinë e këtij formati dhe bëhej fjalë për një 75-vjeçar.

Sabri Fejzullahu mbush 75 vite me 16 shtator, pra pas katër ditësh.

Po ashtu një tjetër faqe e showbizzit në Kosovë, “AlbHite”, shkruan:

“Llogaria e ‘Big Brother Vip Kosova’ në Instagram ka publikuar një fotografi me emër vetëm me një shkronjë për të qëlluar banorin e parë të ‘BBV KS’ dhe në storyn e publikuar kanë vendosur një fakt ku banori më i vjeter në historinë e Big Brother ishte një 75 vjeçar. Të gjitha këto përputhen që Sabri Fejzullahu në bazë të gjitha gjasave do të jetë banori i parë i ‘Big Brother Vip Kosova’.”

Related posts

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)