Fansat nuk kanë se ç’të spekulojnë më/ Meghan dhe Harry e kanë të qartë se nuk do të shfaqen në Netflix

Princ Harry dhe Meghan Markle nuk kanë ndërmend ende të ftojnë kamerat në shtëpinë e tyre. Burime pranë dyshes kanë pohuar për ‘HarperBazaar’ se ata nuk do të shfaqen në asnjë lloj formati në ‘Netflix’, ashtu siç fansat dhe ndjekësit e familjes mbretërore kanë spekuluar.

“Nuk ka asgjë më shumë se spekulime dhe dëshira e fansave. E vetmja gjë që dyshja ka konfirmuar me Netflix janë seritë e një programi për natyrën dhe disa seri që mbështesin gratë”, ka pohuar një burim pranë çiftit për revistën ndërkombëtare. Me siguri ky lajm i ka mërzitur jo pak fansat e pallatit mbretëror që kanë qenë prej kohësh në pritje të këtij momenti. Kujtojmë se prej disa kohësh Meghan dhe Harry janë zhvendosur në shtëpinë e tyre në Satnta Barbara së bashku me djalin e vogël, Archie.

Related posts

Oferta e FRIKSHME për Brooklyn dhe Nicola për të zbuluar sekretet e familjes Beckham

E TURPSHME! Ina-Stenaldos: Manjak, sheh çdo vajzë…

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e “BBV 5”?! (FOTO)