Fangaj, mbrojtësi i Egnatias sfidon Tiranën: Kemi potencial të madh, Kupën e sjellim në Rrogozhinë

Abdurrahman Fangaj sfidon Tiranën. Mbrojtësi tregon se Egnatia arriti një sukses duke siguruar bashkë me vendin e tretë në kampionatin e sapombyllur, edhe finalen e Kupës. 26- vjeçari nuk ngurron të shpalosë dëshirën e tij dhe jo vetëm të tij, që trofeu i kupës të vijë për herë të parë në Rrogozhinë.

“Kjo finale përgatitet me qetësinë e duhur dhe gjithsecili nga ne futbollistët apo dhe tërë drejtuesit, është i vetëdijshëm se Egnatia ka tashmë potencialin e duhur për ta fituar Kupën e sjellë trofeun për herë të parë në Rrogozhinë. Për të fituar Kupën, veç mbrojtjes së fortë, duhet edhe një sulm efikas.

Kam dëgjuar se tifozët po përgatiten deri te detajet më të imta për këtë ndeshje finale që është historike për ne dhe ata. I falënderojmë për mbështetjen e madhe që na kanë dhënë gjatë gjithë këtij sezoni. Shpresojmë se të enjten e 1 qershorit festa e tyre dhe jona do të nisë në stadium e do ta vazhdojë deri në të gdhirë kur të mbërrijmë nga Elbasani në Rrogozhinë”, përfundoi mbrojtësi i Egnatias.

Related posts

Dy fitore radhazi, Kukësi tani shënjestron Korabin për parakalimin në renditje

Vetëm 1 muaj në stolin e Vëllaznimit, Mirel Josa shkëput marrëveshjen me klubin kosovar

Jasir Asani “çmend” koreanët me golin në Championsin e Azisë, më pas deklarata: Nuk kam fjetur për 3 ditë, mendoja vetëm për këtë përballje (video)