Familja e Liridonës del me një apel publik: Ju lutemi…

Familja Ademaj ka bërë të ditur se së fundi është kontaktuar nga shumë njerëz për të ndarë informacione rreth vrasjes së Liridonës.

Përmes një postimi në Facebook, Leonardi, vëllai i Liridonës apelon që të gjithë informacionet që kanë, qytetarët t’i ndajnë me policinë dhe prokurorinë dhe jo me familjen e tyre.

“Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë”.

“Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve”.

“Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës”, tha ai.

Më tej ai theksoi se interesi i familjes dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shkroi Leonardi në fund.

Liridona Murseli, 30 vjeçe, u vra më 29 nëntor në një fshat afër Prishtinës. Rasti fillimisht u raportua si vrasje gjatë përpjekjes për grabitje, por, vetëm dy ditë më vonë, policia njoftoi për arrestimin edhe të bashkëshortit në mesin e tre të dyshuarve.

Motivet nuk janë ende të qarta, por policia dyshon se Naim Murseli e porositi vrasjen e gruas së tij – nënë e dy fëmijëve – dhe se dorasit i premtoi 30.000 euro.

Mllef e zemërim shprehën mijëra qytetarë kryesisht përmes rrjeteve sociale, ndërsa në Prishtinë kishte edhe protesta me thirrjet për drejtësi për Liridonën.

Related posts

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi

Kursi i këmbimit valutor, 15 maj 2025/ Ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!