Ka refuzuar që të firmosë një dokument të ri për KQZ-në, ku thotë se ai është kryetar i PD-së dhe autorizon Enkelejd Alibeajn për drejtimin e saj në lidhje me zgjedhjet e 14 majit. Ka refuzuar të firmosë një autorizim të dytë që është i kërkuar zyrtarisht nga Ilirjan Celibashi.
Lulzim Basha haptazi nuk pranon të firmosë më dokumente, pasi pretendon se ka dhënë dorëheqje publike në 22 mars të vitit të shkuar.
Por çfarë ka ndodhur?
Lulzim Basha figuron ende kryetar i PD-së në gjykatë, pasi Gazment Bardhi, në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë, nuk ka shkuar të dorëzojë në gjykatë, në regjistrin e kësaj të fundit, dorëheqjen e Lulzim Bashës, e cila është dhënë vetëm me gojë. Nuk ka një dorëheqje me shkrim drejtuar opinionit publik, e cila më pas të dorëzohet në organet përkatëse ligjore dhe Lulzim Basha figuron kryetar i PD-së.
Ai po përpiqet t’i thotë opinionit publik që nuk është më kryetar, ka lënë një autorizim dhe kjo çështje nuk i përket më atij, por Gazment Bardhit, Enkelejd Alibeajt dhe një grupi deputetësh, përfshirë edhe disa “anëtarë” të fantazuar si pjesë e Kryesisë së PD-së.
Por mesa duket, Lulzim Basha këtë e ka një skemë dhe CNA.al ka zbuluar sot një tjetër detaj.
Detaji lidhet me faktin se ai në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale figuron ende si kryetar i PD-së. Lulzim Basha në “Facebook” dhe “Twitter” shkruan se është kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Pra, ende nuk e ka hequr nga rrjetet sociale emërtimin e tij si kryetar i PD-së.
Pra, gjithçka që bën Luli, duke refuzuar firmën e duke thënë që ka dhënë dorëheqjen, është thjesht dhe vetëm një gënjeshtër, një lojë apo skemë e tij, siç ka bërë zakonisht edhe me proceset gjyqësore që ka pasur, ku me procedurë ka shpëtuar. Edhe tani me PD-në po luan me procedurat.
Në rrjetet sociale, Lulzim Basha, në “Facebook” dhe “Twitter”, është kryetari i PD-së dhe shqiptarëve dhe kujtdo që i drejtohet me mesazhet e tij, i drejtohet si kryetar i PD-së, dhe jo si ish-kryetari i saj apo si deputet i kësaj partie. Luli po vazhdon dhe po luan me procedurat.
Me procedurat ai po përpiqet që të fitojë kohë për t’u rikthyer më pas në drejtimin e Partisë Demokratike në një moment të dytë, por duke e pasur zyrtarisht vulën dhe PD-në “pronë” të regjistruar në gjykatë.
Nga ana tjetër, thotë që është dorëhequr, por në rrjetet sociale sërish kemi një provë se Lulzim Basha vazhdon të qëndrojë kryetar i PD-së dhe të mos i ndahet emërtimit si i tillë.