Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, së fundmi ka reaguar lidhur me disa deklarata të aktivistes Evi Kokalari, e cila është shprehur se nëse Berisha nuk ndryshon këta 2-3 muajt e fundit, ajo do të hapë një parti të re.
Në një prononcim për CNA.al, lidhur me këtë deklaratë, deputeti Korreshi, shprehet se kjo është qesharake, pasi Berishës nuk po i bëjnë “presion” 20 deputetë e aq më pak Evi Kokalari.
“Është qesharake. Unë mendoj se arsyeja është e thjeshtë, profesor Sali Berishës nuk i bëjmë presion ne, që jemi 20 deputetë, do t’i bëjë Evi Kokalari. Jemi 20 deputetë edhe nuk krijojmë parti të re, tani do krijojë Evi Kokalari. Ku paska qenë përpara, në sensin që për mua nuk ka ndonjë çudi të madhe, e as s’do të ndodhë ndonjë hap ndaj zotit Berisha, sidomos për presione”, tha Korreshi.
Në lidhje me krahasimin që Kokalari i ka bërë Berishës me Ramën, Korreshi tha për CNA.al, se nuk bëhet fjalë për ngjashmëri.
“Unë mendoj që kurrë nuk ka pasur ndonjëherë njeri si Rama pas Enverit. Për disa gjëra ne nuk pajtohemi me Berishën, por këtë do ta zgjidhim. Po që të jetë Berisha si Rama, as që e çoj ndërmend fare. Nuk ka pas Enverit më të keq se Rama.”- u shpreh ai.