Europa League/ Short i pafat për Xhixhën dhe Qazim Laçin, përsëritet finalja e Tiranës (FOTO)

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i Europa League për raundin e 1/16-tave në fazën me elemin direkt. Sa i përket sistemit, skuadrat e renditura në vendin e dytë të Europa League-s, do të përballen me ekipet e ardhura nga Champions League si të tretat e grupeve. Në këtë kompeticion, luajnë edhe tre futbollistët e Kombëtares si Qazim Laci,Berat Gjimshiti e Redon Xhixha.

Ekipi azer ku aktivizohet ish-sulmuesi i Tiranës do të përballet me portugezët e Bragës, ndërsa Sparta e Pragës ku aktivizohet mesfushori Qazim Laci do të sfidojë ekipin e Gallatasaray-t një sfidë delikate për cekët duke parë që kampionët e Turqisë zhvilluan një fushatë të mirë eleminatore në Champions League. Sa i përket skuadrave të mëdha, Milan do të sfidojë francezët e Rene, ndërsa Fejnord do të përballet me një kundërshtar të njohur, bëhet fjalë për Romën, kujtojmë që në vitin 2022 dy skuadrat zhvilluan finalen e Conference League në Tiranë.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)