EURO 2024/ Moldavia nuk ishte kundërshtari për t’u mundur, por fitorja dhe loja e Shqipërisë të ngroh

Shqipëria vuan, por triumfon me meritë ndaj Moldavisë dhe merr tre pikët e para në rrugëtimin drejt ëndrrës së madhe, Europianit Gjermani 2024. Ashtu siç pritej, sfida rezultoi shumë e komplikuar për kuqezinjtë e Sylvinhos, që vuajtën jo pak ngjeshjen e moldavëve në mbrojtje, teksa në pjesën e parë u ndalën edhe nga traversa, që i mohoi një gol spektakolar Cikalleshit.

Megjithatë askush nuk mund të ndalte Jasir Asanin në fillim të pjesës ë dytë, kur lëshoi një goditje spektakolare me të majtën nga distanca dhe dërgoi topin në rrjetën e portës moldave, duke ndezur festën kuqezi në stadium. Avantazhi vë në pozita komode kuqezinjtë, që menaxhojnë mirë ndeshjen dhe madje gjejnë edhe golin e dytë, këtë herë me fantazistin Nedim bajrami, që 15 minuta para  fundit, vulosi suksesin për të besuarit e Sylvinhos. Sylvinho i gëzohet kështu fitores së parë në pankinën e Shqipërisë, por nuk ka kohë për festë, pasi tri ditë më pas na pret transferta me Ishujt Faroe, një tjetër ndeshje ku marrja e tre pikëve është detyrim, për të ëndërruar Europianin e 2024-ës.

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)