EURO 2024/ “Itali-Shqipëri plot me gracka”, Donnarumma zbulon frikën e madhe te Kombëtarja kuqezi

“Kur përballeni me një kompeticion të tillë, energjia vjen natyrshëm, fryma do të jetë ajo e tre viteve më parë. Le të përpiqemi t’i rikthejmë sërish ato netë magjike. Ekipi është gati”. Kështu tha kapiteni i kombëtares italiane, Gianluigi Donnarumma në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Shqipërisë, ndeshjes së parë të Azzurrit në Euro 2024.

A është kjo ndeshja më e vështirë për të filluar? “Debutimi është sigurisht sfida më tinëzare. Grupi është i vështirë dhe në ndeshjen ndaj Shqipërisë ka pasur gracka, do të duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe në rrugën e duhur që në fillim. Shqipëria fitoi grupin e saj: cilat janë pikat e forta? “Për mua ata janë një ekip i shpejtë dhe me individë të fortë. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e teprojmë dhe të gjejmë veten në kundërsulm. Kompaktësia dhe ekuilibri do të nevojiten gjatë gjithë ndeshjes.” Përfundoi Donnarumma.

 

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)