Euro 2024/ Holanda, pesë lojtarë infektohen me virus dhe largohen nga grumbullimi

Pesë lojtarë të kombëtares së Holandës kanë lënë grumbullimin dhe janë kthyer në shtëpi vetëm një ditë para ndeshjes së parë eliminatore të EURO 2024 kundër Francës.

Cody Gakpo, Matthijs de Ligt, Sven Botman, Joey Veerman dhe Bart Verbruggen janë infektuar me një virus që nuk dihet se çfarë është saktësisht, por është e qartë se nuk bëhet fjalë për Covid.

Trajneri i “tulipanëve”, Ronald Koeman ka thirrur menjëherë tre zëvendësues: Ryan Gravenberch (Bayern Munich), Kjell Scherpen (Vitesse) dhe Stefan de Vrij (Internazionale).

Gravenberch dhe Scherpen ishin në një kamp stërvitor në Spanjë me grupin e të rinjve të Holandës, De Vrij do të jetë lojtari i 23-të në përzgjedhje. Pas ndeshjes kundër Francës do të rishikohet përsëri lista.

Në fillim të kësaj jave, Frenkie de Jong dhe Steven Bergwijn u larguan për shkak të lëndimeve. Veerman u thirr më pas si zëvendësues së bashku me Donyell Malen

Related posts

Nga Shpëtim Duro te Collella, Sinan Idrizi vendos përfundimisht emrin e trajnerit të ri të Flamurtarit

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares