“Te Kosova duhet të luhet me zemër”/ Foda flet për kalimin e Brrutit te Shqipëria: Kam biseduar me të dhe…

Etnik Brruti

Etnik Brruti vendosi të përfaqësojë Shqipërinë dhe ai mori ftesën e parë nga trajneri Sylvinho. Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar edhe tekniku i Kosovës, Franko Foda i cili tha se e rëndësishme është që një lojtar të luajë me zemër për “dardanët” dhe se duhet respektuar vendimi i tij për të luajtur me kuqezinjtë.

Kosova do të luajë ndaj Islandës dy ndeshje vajtje-ardhje të vlefshme për ‘play-off’ të Ligës së Kombeve.  Tekniku gjerman menjëherë u pyet për situatën e Etnik Brrutit i cili nga grupmoshat e Kosovës vendosi ta përfaqësojë Shqipërinë. Ai e ka vlerësuar Brrutin si një lojtar me perspektivë të madhe, për të cilin tha se e kishte ndjekur në seancat e fundit stërvitore. 

“E kemi shikuar Etnik Brruti në kampin stërvitor në janar, gjithashtu e kemi përcjellur edhe tek Malisheva. Kam biseduar personalisht me Brrutin dhe i kam dhënë sqarimet dhe konsultat e mia, ai ka qenë një lojtar me perspektivë, kapiten i grupmoshave, por për mua me rëndësi është që një lojtar të luajë me zemër për Kosovën. Ai ka vendosur që të luajë për Shqipërinë dhe është vendimi i tij, duhet ta pranojmë”, ka thënë Foda.

Kujtojmë se ndeshja e parë ndaj Islandës do të luhet më 20 mars në ‘Fadil Vokrri’ teksa ajo e kthimit tri ditë më vonë (23 mars)

LEXO ME SHUME:FSHF nuk i siguroi bileta, Tifozat Kuq e Zi reagojnë ashpër: Hakmarrje! Në këto 21 vite nuk…

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)