EKSKLUZIVE/ Etiene Tare zbarkon në Shqipëri, nesër firmos me klubin kryeqytetas

Etiene Tare

Tirana vijon të jetë aktive në merkato. Pas shumë largimeve, drejtuesit kanë filluar të lëvizin duke mbushur boshllëqet. Tsotne Patsatsia, Lleshi, Angelo Tafas dhe Serge Tabekou janë afrimet e fundit, ndërsa ditën e djeshme Klikoje Sport mësoi se Tirana ka arritur të sigurojë firmën e Arbin Zejnullait.

Një tjetër përforcim te klubi bardheblu është ai i Etiene Tare-s, djalit të ish-lojtarit të Kombëtares Igli Tare. Etiene Tare ka zhvilluar seancën stërvitore ditën e sotme me Tiranën, ndërsa nesër do të firmosë një kontratë 1+1 me klubin bardheblu.

Ettiene Tare luan në rolin e qendërsulmuesit dhe në të shkuarën ka provuar të jetë pjesë e Superiores duke firmosur vitin e kaluar me Skënderbeun por zhvilloi vetëm 26 minuta, për t’u transferuar më pas në kampionatin e Kosovës me Dukagjinin. 21-vjeçari shpreson që të shpërtheje te Tirana, ku pritet të ketë hapësirë për lojtarin.

LEXO ME SHUME:U transferua te Hajduk Split, Adrion Pajaziti tregon si e bindi ish-lojtari i Barcelonës: Ma bëri më të thjeshtë ardhjen këtu

Related posts

Akuza për lojën dhe humbjen, në Shkodër shpërthejnë ndaj klubit

Laçi konfirmon afrimin e parë në merkato, prezanton mbrojtësin nigerian (FOTO)

FSHF ndryshon skemën e Final-Four, zbulohen propozimet për sezonin e ri