Është aktivizuar në Serie A me Bolognan, mesfushori në provë te Dinamo (EMRI)

Drejtuesit dhe stafi teknik i Dinamos po testojnë shumë lojtarë në këtë periudhë përgatitjesh, por para se ata të bëhen pjesë e bluve, duhet të bindin në çdo aspekt.

Një nga lojtarët që po stërviten aktualisht në Itali me kryeqytetasit është edhe mesfushori nigerian, Kingsley Dogo Michael, me një të kaluar te Bologna në Serinë A. Bëhet fjalë për një mesfushor 24-vjeçar, i cili së fundi ka luajtur në Austri, me Riedin dhe Leoben. Lojtari kanjë CV të pasur në fakt, pasi përveç ekipit italian, ka luajtur edhe me Perugian, Cremonezen dhe Regginan.

Me fanellën e Bolognas ai ka luajtur tri ndeshje në Serinë A në sezone të ndryshme. Megjithatë, para se të bashkohet me Dinamon, ai duhet të kalojë provën e trajnerit Dritan Mehmeti dhe të stafit të tij. Dyshimet e drejtuesve blu në fakt lidhen më shumë me gjendjen fizike të futbollistit, sepse Kingsley Dogo Michael ka kaluar disa dëmtime dhe drejtuesit e Dinamos nuk duan të nxitohen.

Related posts

Kampionati nuk ka përfunduar për Partizanin, klubi zyrtarizon miqësoren me…

“Gati për të fituar trofeun”, Qefalija sfidon Egnatian, mesfushori flet për RTSH: Ato janë të fortë, por edhe ne kemi treguar se jemi…

“Ilir Daja ka qenë trajneri im”/ Edlir Tetova kërkon vetëm diçka nga Egnatia: Ta mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave

Comments are closed

Add Comment