Erzeni-Tirana/ Bardheblutë kërkojnë të thyejnë tersin, asnjë fitore kundër shijakasve këtë sezon

Erzeni-Tirana

Erzeni-Tirana do të përballen mes tyre në kuadër të javës së 32-të të Superiores, takim që do të luhet në “Elbasan Arena”. Sfidë që do të startojë në orën 15:00 ditën e premte.

Një duel shumë delikat për të dyja skuadrat, ku janë të dënuara vetëm për fitoren. Humbja mund të jetë fatale si për shijakasit ashtu edhe për bardheblutë.

Skuadra e Alfred Deliallisit do të kërkojnë fitoren ndaj bardhebluve për të shpresuar deri në fund në misionin mbijetesë, ndërsa ‘djemtë’ e Erbim Fagut i duan për “Final – Four”, pasi në të kundërt do të rrezikojnë të dalin jashtë objektivave sezonalë.

LEXO MË SHUMË: FSHF bën lëmsh tifozët, nuk do të jetë “Arena e Demave”, zbulohet stadiumi i ndeshjes Erzeni-Tirana

Ndeshja mes Erzenit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 32-të të Superligës mund të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Dhe pse asgjë nuk është zyrtarizuar nga vetë klubet, kjo është çfarë pasqyron FSHF përmes aplikacionit të tij.

Kujtojmë se ky takim merr jetë të premten në orën 15:00. Kujtojmë se kishte gjasa që ky takim të luhej dhe te “Arena e Demave”.

Në stadiumin e Partizanit, Erzeni priti ndeshjen e fundit me Egnatian.

Gjithsesi bardheblutë duket se do e provojnë në një moment tjetër, shijen e një prej stadiumeve të kryeqytetit.

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)