Erzeni “tërbohet” në Arenën e Demave, supergoli i Zekës “shfryn mëndjemadhësinë” e Egnatias (video)

Erzeni

Erzeni ka mposhtur Egnatian me rezultatin minimal 1-0 në duelin e vlefshëm për javën 30-të të Superiores. Pjesa e parë dhuroi shumë emocione dhe raste por jo gola. Ndërsa në pjesën e dytë, në të 63-ën Egnatia mbeti me 10 lojtarë pasi Spahiu u largua nga fusha me karton të kuq.

Sfida u zhbllokua në të 85’ falë një supergoli të Zekës. Me këtë fitore, Erzeni shkon në kuotën 31 pikëve në vendin e 9-të.

KRONOLOGJIA

90’+8’+90’+9′ Egnatia pretendon për penallti, Rusta vijon lojën.

90’+6′ Hasanbelli ndëshkohet me kartonë të verdhë për shkak të vonesës së lojës.

90’+5′ Malota dhe Aleksi ndëshkohen me kartonë të verdhë.

90’+4′ Largohet Mihana, ka minuta për Kacbufin.

90′ Akordohen 7 minuta shtesë!

85′ Gol Erzeni 1-0/ Shpërthen festa tek shijakasit, Zeka shtang Sherrin me një supergol.

81’ Mihana merr një pasim fantastik në zonë por nuk arrin të shënjestrojë si duhet kuadratin.

59’ – 63’ Spahiu ndëshkohet me karton të verdhë nga Rusta, më pas i nxjerr të kuqin pas protestave të tifozëve shijakas.

PJESA E DYTË

33′ Aksion i rrezikshëm nga Erzeni. Migone pason për Mihanën, ky i fundit gjuan drejt portës por Sherri bën një tjetër pritje dhe mban rrjetën e paprekur.

15’ Migone tenton të gjejë shokët me një top të gjatë, por Dylis ndërhyn në momentin e duhur dhe e largon sferën.

7’ Spahiu pason për Ndrecën, ky i fundit kroson në zonë por Atanda largon rrezikun.

1’ Kahrimanoviç pati mundësinë për të dërguar topin në rrjetë por Sherri del nga porta dhe bllokon gjuajtjen e tij. 

LEXO MË SHUMË:Erzeni-Egnatia/ Asnjë fitore ndaj skuadrës rrogozhinase këtë sezon, Sadiki kërkon mbështetjen e tifozëve për të arritur te suksesi

Related posts

VIDEO/ Ausilio i pret “biletën” Asllanit, drejtori i Interit: Duhet të gjejë ekip tjetër

Vllaznia përforcohet përpara Kupave të Europës, konfirmon huazimin me lojtarin e Skënderbeut (EMRI)

Akuza për lojën dhe humbjen, në Shkodër shpërthejnë ndaj klubit