Erzeni, nis epoka e re me presidentin Ali Kasa! Kreu i klubit shfaqet pranë tifozëve dhe lojtarëve (video)

Erzeni do të vazhdojë të jetë pjesë e Kategorisë Superiore Pas lajmeve të ndryshme si shkrirja e ekipit, rënia në kategoritë më të ulëta e shumë të tjera, gjithçka duket se është në rrugën e duhur. Erzeni ka filluar përgatitjet për sezonin e ri. Në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut u shfaq dhe presidenti i ri i klubit Ali Kasa shoqëruar me bashkëpuntorët e tij më të ngushtë.

Kreu i klubit mbajti edhe një fjalim përpara tifozëve, duke premtuar një sezon ndryshe dhe se financat nuk do të mungojnë. Shoqëria aksionere e Erzenit i ka dhënë kontroll të plotë Ali Kasës që për një sezon të vendosë dhe të shkarkojë trajnerë apo së bashku me stafin e tij të bëjë merkaton. Në seancën e fundit stërvitore u shfaqën vetëm 10 futbollistë, cka tregon se duhet një ndërhyrje sa më shpejt në merkato, pasi edhe koha nuk premton.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)