Erzeni-Korabi, sfida e fundit që do të vendosë verdiktin e fundit të Superiores (STADIUMI DHE DATA)

Erzeni dhe Korabi do të luajnë me skuadrën e vendit të tetë në Superiore dhe takimi do të zhvillohet në stadiumin e klubit të renditur në vendin e tetë (Erzeni) më 3 qershor (“Niko Dovana”, Durrës).

Fituesi i kësaj ndeshjeje merr pjesë në Kategorinë Superiore në sezonin e ardhshëm, ndërsa humbësi në Kategorinë e Parë.

Në rast barazimi pas 90 minutave të kohës së rregullt, do të ketë kohë shtesë dy herë nga 15 minuta. Nëse edhe pas kohës shtesë do të ketë barazim, atëherë do të goditen nga 5 penallti për secilën skuadër.

Related posts

Ernest Muçi merr një tjetër surprizë, gazeta “Fanatik” e çon në… Premier League

“Hyrjen në stadium ndaj Tiranës e keni falas”/ Vllaznia surprizon nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” (video)

“Indrit Myrtja na shkatërroi”/ Trajneri i Apolonisë nuk kursehet, kërkesa e tij shkon deri në FSHF: Presidenti Duka duhet të merret me këtë problem