Erzeni-Egnatia/ Asnjë fitore ndaj skuadrës rrogozhinase këtë sezon, Sadiki kërkon mbështetjen e tifozëve për të arritur te suksesi

Erzeni-Egnatia do të jetë një përballje vendimtare për shijakasit. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Arena e Demave” në orën 18:00. Ndeshje kjo e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore. Kujtojmë që përplasjet e tyre këtë sezon, në javën e 3-të, 12-të, e 21-të, kanë përfunduar me tri humbje për Erzenin, duke mos regjistruar kështu asnjë fitore kundër Egnatias.

Me vetëm 28 pikë të mbledhura dhe vetëm 7 ndeshje të mbetura, nga mbyllja e sezonit, presionet për të siguruar fitore janë shtuar për shijakasit. Kampi kundërshtar synon të vazhdojë marshimin drejt titullit, me 54 pikë të mbledhura, duke mbajtur pozicionin e parë në tabelën e renditjes, fakt ky që tregon për një sfidë të vështirë për Erzenin. Për “Panorama Sport”, mbrojtësi Nehar Sadiki tregoi se pret mbështetjen massive të tifozëve.

FJALËT E NEHAR SADIKIT

STËRVITJA– Stërvitja javore ka shkuar mjaft mirë, pasi kemi investuar shumë kohë dhe energji në mirë përgatitjen e kësaj ndeshje, në disa aspekte, si ai fizik, teknik e taktik, duke u bazuar në analizat që i kemi bërë kundërshtarit.

PËRBALLJA-Po përballemi me presion dhe rregullimi i emocioneve ka një ndikim të madh. Pra, një ndër strategjitë kryesore është qetësia e vetëbesimi kolektiv, që mund t’ia dalim t’i marrim tri pikët kundër rrogozhinasve.

TIFOZËT– Tifozët për ne janë lojtari i 12-të, dhe përveçse falënderimit që na mbështesin gjithmonë, iu kërkoj dhe falje në emër të ekipit për rezultatet jo të mira deri më tani”, tha mbrojtësi para ndeshjes Erzeni-Egnatia

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)