Erzeni, Deliallisi mesazh Partizanit: E ndalim edhe në shtëpinë e tyre, ia dimë pikat e dobëta

Erzeni zhvillon sot si pritës në “Arenën e Demave” ndeshjen kundër Partizanit në orën 17:00. Përcaktimi i përballjes në fushën e kryeqytetasve erdhi si pasojë e mbjelljes së barit dhe punimeve të tjera në stadiumin e Rrogozhinës. Kjo sfidë është e vlefshme për javën e 9-të të kampionatit, duke mbyllur kështu fazën e parë të Kategorisë Superiore.

Tekniku Alfred Deliallisi shprehet se Partizani është një kundërshtar që meriton vlerësim maksimal dhe për këtë arsye përgjatë këtyre javëve është stërvitur bazuar në pikat e forta e të dobëta të tyre.

“Partizani padyshim është një kundërshtar i fortë. I pashë në ndeshjen kundër Tiranës, ku treguan që përveç ekipit që zbret në fushë, ka edhe një stol shumë të fortë. Ne e vlerësojmë historinë, pra atë që i kanë dhënë futbollit shqiptar dhe atë që ka dhënë në Kupat e Europës, ku kaloi tri ture. Pra po shkojmë, por jo duke u vendosur si nënvlerësues, por as si mbivlerësues, por si një grup që do të bëjë maksimumin për një rezultat pozitiv. Ftoj të gjithë tifozët të na mbështesin, sepse kemi nevojë. Djemtë kanë nevojë për suport të vazhdueshëm”, përfundoi Deliallisi.”

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)