“Ervis Martinaj ka një tjetër vilë në Surrel”, Artan Hoxha: Policia i la kohë të zhdukte çdo provë

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se kontrollet në shtëpitë e të zhdukurit të shumëkërkuar Ervis Martinaj, janë bërë qëllimisht me kaq vonesë, në mënyrë që 40-vjeçari të mund të zhdukë gjithçka që e kompromenton. I ftuar në News24, Hoxha u shpreh se është edhe një vilë e dytë e Martinajt në Surrel, që mesa duket nuk është kontrolluar, por është ruajtur për një moment të dytë.

“Është lënë gjithë kjo kohë, për shkak se nëse do të kishte gjë që mund ta kompromentonte, të mund ta hiqte. Aty ai ka jetuar vetë, me gruan dhe tre vajzat, nuk e di nëse në atë kohë i kishte lindur djali. Mbaj mend që vajzat i kishte në shkollë në të njëjtën zonë. Është gjetur pasaporta me emrin Admir Koca, duhet hetuar dhe kjo pasaportë, për të parë se si është mundur të dalë kjo pasaportë. Ekziston në sistem dhe i jepte mundësi të lëvizte jashtë vendit. Di që kjo banesë mirëmbahej nga një person.

Banesa është blerë nga Martinaj dhe nuk e di se si janë bërë letrat që shtëpia iu kthye sërish Vuthajt. Si veprime më duken të vonuara, di që është kontrolluar njëra shtëpi, nuk di nëse është kontrolluar tjetra, pasi ka dy vila në atë zonë. Duhej që hetimi të ishte më i shpejtë në mënyrë që të kishim diçka konkrete se çfarë ka ndodhur me të,”- tha Hoxha.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare