Ernest Muçi nuk po kalon një periudhë të mirë te Besiktas. Është gazeta turke “Hurriyet”, që ka publikuar së fundmi prapaskenat me sulmuesin e Kombëtares shqiptare.
“Nuk dua të qëndroj aty ku nuk më duan”, kjo raportohet nga Turqia t’u jetë thënë drejtuesve të Beshiktashit përmes agjentit të Muçit. Vetë klubi turk kërkon të arkëtojë rreth 12 milionë euro prej shitjes së tij.
24-vjeçari është pjesë e Besiktas nga shkurti i vitit të kaluar. Turqit paguan 10 milionë euro për ta transferuar nga Legia.
Dhe pse nuk është konsideruar për një pjesë të ndeshjeve si titullar, Muçi ia ka dalë të shënojë 11 gola dhe të asistojë katër të tjerë. Fanellën e Beshiktashit ndërkohë e ka mbajtur veshur 55 herë.
OFERTAT E PARA
Në Turqi raportohet se Beshiktashi kanë mbërritur ofertat e para. Huazimi po ashtu nuk përjashtohet si mundësi, megjithëse si rrallë herë emrat e klubeve të interesuar nuk po qarkullojnë. Pretendimet e Beshiktashit për Muçin nuk janë të vogla. Turqit nuk heqin dorë nga shuma 10 milionë euro, të cilën shpenzuan më parë për ta transferuar nga Legia.
24-vjeçari është ndër talentet më të mëdha, që ka nxjerrë Superiorja në vitet e fundit. Pasi u largua nga Legia, Ernest Muçi me fanellën e Besiktas-it e ka mbajtur veshur për 55 ndeshje. Gjatë kësaj kohe ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar katër të tjerë. Ernest Muçi në fakt nuk është se po kalon mirë edhe te Kombëtarja, pasi në takimet e fundit nuk është preferuar si titullar nga trajneri brazilian Sylvinho.