Dy muaj radhazi “Goli i Muajit”, Ernest Muçi vijon të mahnisë Turqinë (video)

Ernest Muçi

Ernest Muçi ka shkëlqyer në muajin nëntor dhe dhjetor me Trabzonsporin. Formë e shkëlqyer nga sulmuesi i Kombëtares, që së fundmi fitoi edhe çmimin e dytë radhazi për “Golin e Muajit” në Turqi.

Për muajin dhjetor është vlerësuar goli i dytë i shënuar nga ana e tij ndaj Goztepes. Një realizim mjaft i bukur, që erdhi pas krosimit nga goditja e dënimit. Muçi e gjuajti topin në ajër, dhe e kapi të papërgatitur trajnerin rival pasi kaloi mes këmbëve të dy lojtarëve.

Ernest Muçi është lojtari momentit te Trabzonspori. Dhe pse nuk luan si sulmues, ka realizuar në pesë ndeshje radhazi ku dy prej tyre i kishte dopieta.

LEXO ME SHUME:Dinamo për të thyer tabunë dhe Egnatia për të vijuar supermacinë, përballjet dhe statistikat mes dy skuadrave

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)

1 comment

Superkupa, Bregu dhe Nani i japin trofeun Dinamos 28/12/2025 - 20:56
[…] LEXO ME SHUME:Dy muaj radhazi “Goli i Muajit”, Ernest Muçi vijon të mahnisë Turqinë (video… […]

Comments are closed

Add Comment